Ish futbollisti i Dritës që u largua dje, sot u prezantua te skuadra e re

Ish futbollisti i Dritës që u largua dje, sot u prezantua te skuadra e re

Sport January 17, 2020 - 22:12
Një ditë më parë ka mbyllur bashkëpunimin me Dritën e Gjilanit dhe kjo erdhi pas një viti me klubin dardan

Sedat Berisha rikthehet të luajë në Maqedoninë e Veriut.

Një ditë më parë ka mbyllur bashkëpunimin me Dritën e Gjilanit dhe kjo erdhi pas një viti me klubin dardan.

Më parë qendërmbrojtësi kishte provuar edhe Superioren shqiptare.

Fillimisht shkoi te Vllaznia dhe me Ernest Gjokën si trajner u aktivizua si titullar, ndërsa në verë i tha “po” Tiranës.

Një dëmtim e penalizoi dhe më pas i ndoqi ndeshjet më së shumti nga tribuna, derisa erdhi gjetja e gjuhës së përbashkët për të shkëputur kontratën.

Sot ai është zyrtarizuar te klubi i Strugës, që për herë të parë garon në elitën e futbollit maqedonas. Tifozët janë njoftuar përmes një videoje speciale të postuar në rrjetet sociale. Berisha do të mundohet të ndihmojë ekipin e ri në arritjen e objektivave sezonalë.

Image