Prishtina thirrje tifozëve ‘Plisat’

Prishtina thirrje tifozëve ‘Plisat’

Sport January 18, 2020 - 16:28
Begolli në një bisedë të gjatë ka folur edhe për tifozët e Prishtinës “Plisat” të cilëve iu ka bërë thirrje që në numër sa më të madh sivjet ta mbështesin Prishtinën

Drejtori sportiv i FC Prishtina, Granit Begolli është i ftuari i sotëm në emisionin 'Rock n'Roll Football', i cili transmetohet në Radio Prishtina.

Prishtina nesër udhëton drejt Antalias atje ku do të qëndrojë për 11 ditë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Prishtina këtë edicion është në luftë për dy trofetë, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, kjo edhe ka bërë që skuadra të mobilizohet maksimalisht pasi është e vetëdijshme për punën e madhe që i pret, shkruan Zëri.info.

Begolli në një bisedë të gjatë ka folur edhe për tifozët e Prishtinës “Plisat” të cilëve iu ka bërë thirrje që në numër sa më të madh sivjet ta mbështesin Prishtinën.

“Është e papranueshme dhe absurde që ndeshjet e Prishtinës të përcillen me 200 shikues. Ne do të bëjmë çmos që përmes lojës së bukur dhe atraktive t’i kthejmë tifozët në stadiumi. Kryeqyteti me 200 mijë banorë duhet minimalisht çdo ndeshje t’i kemi 5 mijë shikues në satdium. Ne u premtojmë se do të japim maksimumin për ta kthyer titullin e kampionit te Prishtina, kështu që duhet qytetarët e Prishtinës dhe “Plisat” sa më shumë të jenë prezent në stadium dhe ta mbështesin këtë skuadër”, ka thënë Begolli në 'Rock n'Roll Football', përcjell Zëri.info. /Zëri.info