VAR-i shpëton Real Madridin

VAR-i shpëton Real Madridin

Sport January 18, 2020 - 16:35
Ishte një ndërhyrje e palejuar në zonë sipas gjyqtarëve para se Sevilla të shënojë gol dhe kjo ka mjaftuar që të shfuqizohet goli i mysafirëve

Sevilla ka shënuar një gol të bukur përmes De Jong në sfidën që është duke e zhvilluar këto momente përballë Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, megjithatë ka qenë VAR-i që e ka anuluar këtë gol.

Ishte një ndërhyrje e palejuar në zonë sipas gjyqtarëve para se Sevilla të shënojë gol dhe kjo ka mjaftuar që të shfuqizohet goli i mysafirëve.

Gjithë kjo ndodhi në minutën e 29-të të ndeshjes. /Zëri.info