Liverpooli e 'tmerron' Man Unitedit me dy golat e bukur nga Xherdan Shaqiri
Sport
January 19, 2020 - 16:08
Në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave në "Anfield", kishte shkëlqyer mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri
Liverpooli do ta zhvillojë derbin e javës në Premierligën angleze kundër Manchester Unitedit.
Skuadra e Jurgen Klopp është nikoqire e "Djajve të Kuq" sot në "Anfield" me fillim nga ora 17:30, shkruan Zëri.info.
Në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave në "Anfield", kishte shkëlqyer mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Futbollisti gjilanas kishte shënuar dy gola në atë ndeshje për ta mposhtur Manchester Unitedin me rezultat, 3:1.
Tashmë, Liverpooli përmes faqes zyrtare në "Facebook" ka kujtuar këtë ndeshje, ku shihen edhe dy golat e bukur nga reprezentuesi i Zvicrës.
Për më shumë, ju ftojmë që ta shikoni videon e mëposhtme./Zëri.info