Remzi Ejupi, mysafir special i Beshiktashit në derbin me Sivassporin

Remzi Ejupi, mysafir special i Beshiktashit në derbin me Sivassporin

Sport January 19, 2020 - 17:43

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, është mysafir special i derbit të xhiros së 18-të në futbollin turk në mes Beshiktashit dhe Sivassporit, shkruan Zëri.info. 

Ejupi është mysafir i skuadrës së Beshiktashit. 

Kujtojmë se Ejupi ka miqësi të ngushtë edhe me drejtuesit e Sivassporit, derisa vite më parë kjo skuadër qe po udhëheq në Superligën e Turqisë, i ka zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore me FC Prishtinën. 

Image

Sivasspor momentalisht ndodhet e para me 37 pikë, kurse Beshiktash zë pozitën e shtatë me 30 sosh. 

Ndryshe, biznesmeni Ejupi që është pronar i kompanisë së fluturimeve 'Eurokoha' është një ndër investitorët më të fuqishëm dhe më jetëgjatë në futbollin e Kosovës. 

Kujtojmë se dhe FC Prishtina sot (e diele) ka zbarkuar në tokën turke ku do të akomodohet në bregdetin e Antalias për përgatitje 11 ditore. 

Image

Prishtina në Turqi fo t'i zhvillojë edhe katër ndeshje miqësore. /Zëri.info