Alisson ishte fenomenal në derbi, shikojeni asistimin dhe festën e tij të 'çmendur' me Salah

Alisson ishte fenomenal në derbi, shikojeni asistimin dhe festën e tij të 'çmendur' me Salah

Sport January 19, 2020 - 21:43

Alisson Becker ishte ndër futbollistët më të mirë në fushë sot në fitoren e Liverpoolit kundër Manchester Unitedit.

Në "Anfield", Liverpooli regjistroi fitore me rezultat të pastër, 2:0 ndaj Manchester Unitedit, raporton Zëri.info.

Virgil van Dijk shënoi golin e parë, në pjesën e parë, kundër "Djajve të Kuq".

Kurse, golin e dytë e shënoi Mohamed Salah, pas asistimit fenomenal nga portieri Alisson.

Alisson asistoi te futbollisti egjiptian, i cili shënoi pa asnjë problem në portën e David de Geas.

Më pas, në festën e Salah u bashkua edhe Alisson./Zëri.info