Pse Turqia është vend ideal për klubet kosovare që të përgatiten për stinorin pranveror?

Pse Turqia është vend ideal për klubet kosovare që të përgatiten për stinorin pranveror?

Sport January 19, 2020 - 23:01

Skuadrat elitare kosovare kanë nisur përgatitjet jashtë vendit para nisjes së stinorit pranveror në futbollin e Kosovës.

FC Prishtina, Drita, Gjilani dhe Ballkani ndodhen në Turqi, derisa Llapi në Shqipëri, kurse Feronikeli ende nuk ka udhëtuar, raporton Zëri.info.

Shumë prej tyre po zhvillojnë edhe ndeshje miqësore, derisa optimizmi i tyre është i madh për stinorin pranëveror.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Arsim Plepolli, të cilin e gëzon fakti se klubet kosovare po përgatiten në Turqi.

"Më gëzon fakti që klubet kosovare po udhëtojnë drejt Turqisë për përgatitje", ka thënë Plepolli në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Turqia ofron kushte më të mira për përgatitje, por jo edhe Shqipëria, ku klubet tona kanë shkuar më herët", tregoi ish-futbollisti i mirënjohur kosovar.

"Në Turqi i ke të gjitha, si dhe mundesh të zhvillosh shumë miqësore", deklaroi ai./Zëri.info