Milot Rashica reklamon këpucët e tij ‘Nike’, nuk i harron flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

Milot Rashica reklamon këpucët e tij ‘Nike’, nuk i harron flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

Sport January 21, 2020 - 11:27

Milot Rashica është në formë mbresëlënëse këtë edicion me Werder Bremenin në Bundesliga, derisa pjesën e dytë të këtij edicioni e ka nisur për mrekulli.

Në fitoren kundër Dusseldorfit, Rashica asistoi te goli i vetëm i shënuar në fitoren 1:0 të Werder Bremenit në fundjavë, shkruan Zëri.info.

Me formën e tij të mirë, futbollisti vushtrrias po e përfaqëson në mënyrën më të mirë të mundshme vendlindjen e tij, Kosovën.

Madje, edhe në këpucët e tij, Rashica ka vendosur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, së bashku me inicialet e tij.

Në një video të publikuar në rrjetin social “Instagram”, Rashica i fokuson të dy flamujt në këpucët e tij ‘Nike’.

Rashica pritet t’i mbajë këto këpucë edhe në ndeshjen e së dielës ndaj Hoffenheim, ku Werder Bremeni synon fitoren e radhës.

23-vjeçari ka qenë në formë të mirë këtë edicion, duke arritur të kontribuojë me shtatë gola dhe tre asiste në 14 ndeshjet e tij në Bundesliga, si dhe me dy gola në dy ndeshjet e Kupës së Gjermanisë.

Paraqitjet e Rashicës me Werder Bremenin kanë bërë që klubet evropiane si Dortmundi, Aston Villa të interesohen për shërbimet e tij./Zëri.info