ZYRTARE: Klubi i madh kosovar emëron kryetarin e ri

ZYRTARE: Klubi i madh kosovar emëron kryetarin e ri

Sport January 21, 2020 - 12:38
Klubi bardhezi rreth të cilit u krijua kaos total gjatë kohëve të fundit, Liria, ka zgjedhur kryetarin e ri. Këtë pozitë do ta ushtrojë Qemail Krasniqi

Liria e Prizrenit është bërë më kryesi të re, raporton Zëri.info.

Klubi bardhezi rreth të cilit u krijua kaos total gjatë kohëve të fundit, Liria, ka zgjedhur kryetarin e ri.

Këtë pozitë do ta ushtrojë Qemail Krasniqi.

Kryetari i deritashëm i klubit, Iljaz Iljazi, do të jetë në pozitën e nënkryetarit të klubit.

Liria së fundmi e ka emëruar edhe trajnerin e ri duke ia besuar këtë detyrë, trajnerit të mirënjohur Skënder Shengyli.

Njoftimi i plotë i Lirisë:

“Pas një takimi me kryetarin e komunës së Prizrenit dhe për hirë të mosbllokimit dhe mbarëvajtjes së ecurive të klubit, si dhe emrit të madh të KF Liria, arritëm marrëvshje bashkëpunimi për të mirën e klubit dhe shtyerjes së proceseve drejt të vetmit qellim Superligës.

Si rezultat i mledhjes ka ndryshime në udhëheqjen e klubit. Nga sot në pozitën e kryetarit të KF Liria do të jet Qemail Krasniqi ndërsa kryetari i deritanishëm Iljaz Iljazi do të jet në pozitën e nënkryetarit të klubit”. /Zëri.info

Image