Tifozët e Arsenalit ‘masakrojnë’ Mustafin pas gabimit ndaj Chelseat

Tifozët e Arsenalit ‘masakrojnë’ Mustafin pas gabimit ndaj Chelseat

Sport January 21, 2020 - 22:15

Arsenali është duke luajtur në udhëtim te Chelsea në kuadër të xhiros së 24-t të ligës angleze, transmeton zeri.info

Chelsea është duke fituar 1:0 pas pjesës së parë.

Golin vendasit e gjetën nga penalltia me anë të Jorginhos.

Por, ishte Shkodran Mustafi që gaboi në një pasim, e më pas David Luiz bëri një ndërhyrje në Tammy Abrahamin duke shkaktuar penallti dhe duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Tifozët e Arsenalit kanë filluar kritikat dhe talljet e tyre në rrjetet sociale ndaj Mustafit.  

“Mustafi e prish me një pasim prapa. David Luiz ndëshkohet direkt me të kuq. Dyshja më e mirë e klounëve në ligë”, shkruan "ODDSbible".

“Unë as që e fajësoj David Luizin, ai duhej ta bënte atë. Por, çfarë në botë është duke bërë Mustafi burrë”, ka shkruar një tifoz./Zëri

Image