ZYRTARE: Futbollisti i Real Madridit i bashkohet Bayern Munichut

ZYRTARE: Futbollisti i Real Madridit i bashkohet Bayern Munichut

Sport January 22, 2020 - 12:18

Alvaro Odriozola e ka kompletuar transferimin në huazim nga Real Madridi te Bayern Munich në mëngjesin e së mërkurës (sot).

Mbrojtësi i krahut të djathtë spanjoll do të marrë minutazhin te bavarezët që nuk e kishte te Real Madridi, shkruan Zëri.info.

Odriozola është paraqitur në vetëm pesë ndeshje këtë edicion dhe është lënë jashtë skuadrës në 17 prej 28 ndeshjeve.

Huazimi i Odriozolas në Mynih është për gjashtë muaj, por ai shpreson që t’i tregojë vlerat e tij para se të rikthehet në Madrid.

Gjithashtu, mbrojtësi spanjoll shpreson ta arrijë formën optimale para se të nis Kampionati Evropian ‘Euro 2020’ dhe të marrë ftesë nga Kombëtarja e Spanjës.

Në Bayern, Odriozola do të duhet të sfidojë me Benjamin Pavard për një vend në formacionin titullar./Zëri.info

Image