Për arsye shëndetësore, Donjeta Sadiku mposhtet nga boksierja italiane

Për arsye shëndetësore, Donjeta Sadiku mposhtet nga boksierja italiane

Sport January 22, 2020 - 14:43

Po vazhdon të mbahet turneu ndërkombëtar i boksit ‘Strandja’ në Sofje të Bullgarisë.

Pas fitores së djeshme kundër grekes Nikolina, boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka pësuar humbje, shkruan Zëri.info.

Sipas sekretarit të Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, Sadiku humbi për arsye shëndetësore.

Ndonëse përzgjedhësi Besim Brahimi nuk donte që Sadiku të futej në ring, ajo insistoi dhe e humbi ndeshjen nga italiania Mesiano Alessia.

Pas dy ditësh pushimi, Sadiku do të vazhdojë me stërvitje për garat e radhës.

Ndryshe, sot në ring do të paraqiten edhe Leotrim Rexhepi dhe Shpëtim Bajoku./Zëri.info