Dybala bën një krahasim mes Ronaldos e Messit

Dybala bën një krahasim mes Ronaldos e Messit

Sport January 25, 2020 - 10:58

Mesfushori argjentinas Paulo Dybala është ndjerë bukur në presion kur i është kërkuar nga ai të bëjë një krahasim mes bashkëlojtarit të tij te Juventusi, Ronaldos dhe bashkëvendësit të tij Lionel Messi, shkruan Zëri.info.

Ai nuk ka mundur të thotë cili është më i mirë por që ka pasur fjalë të mëdha për të dytë.

“Jam i lumtur që ndaj dhomën e zhveshjes me të dy. Nuk mund të them ky apo ai pasi ata nuk fituan gjithçka vetëm pse kishin fat por pse ishin shumë të mirë. Kush është më i miri? Nuk mund të përgjigjem”, ka thënë Dybala. /Zëri.info