Keq e më keq për Vushtrrinë, mposhtet nga skuadra e Ligës së Parë

Keq e më keq për Vushtrrinë, mposhtet nga skuadra e Ligës së Parë

Sport January 27, 2020 - 19:49

Vushtrria është përballur sot në një ndeshje miqësore me Istogun.

Ndeshja e zhvilluar në Brestovik, i ka takuar Vushtrrisë, me rezultat të pastër, 2:0, shkruan Zëri.info.

Qëndrim Gashi dhe Ragip Mazrekaj shënuan golat e fitores për 'Troftën'.

Ndryshe, Istogu në këtë edicion garon në Ligën e Parë, teksa synon ngritjen në elitë.

Nga ana tjetër, Vushtrria me 19 futbollistë të larguar, është në rrezik të bie nga elita./Zëri.info