Hedhet shorti në Kupën FA, kryendeshja pritet të zhvillohet në Londër

Hedhet shorti në Kupën FA, kryendeshja pritet të zhvillohet në Londër

Sport January 27, 2020 - 22:00

Është hedhur shorti për rrethin e pestë në Kupën FA.

Ndonëse kanë mbetur edhe disa çifte të kompletohen, sonte Federata Angleze e Futbollit ka hedhur shortin për këtë fazë, raporton Zëri.info.

Në rast të fitores ndaj Shrewsbury, Liverpooli do të jetë mysafir i Chelseat.

Padyshim se në "Stamford Bridge" do të ishte kryendeshja e kësaj faze.

Nga ana tjetër, Manchester City do të jetë mysafir i Sheffield Wednesdayt, kurse, Manchester Unitedi do të përballet me fituesin e duelit, Northampton - Derby County.

Fituesi i ndeshjes Southampton - Tottenham luan ndaj Norwich Cityt në shtëpi, teksa Portsmouthi e pret fituesin e duelit Bournemouth - Arsenal./Zëri.info

Image