Arsenali fiton me vështirësi ndaj Bournemouthit, kalon tutje në Kupën FA

Arsenali fiton me vështirësi ndaj Bournemouthit, kalon tutje në Kupën FA

Sport January 27, 2020 - 22:57

Arsenali ka fituar dhe është kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës FA.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Vitality Stadium', Arsenali e ka mposhtur Bournemouthin me rezultat të ngushtë, 1:2, shkruan Zëri.info.

Arsenali shënoi dy gola në pjesën e parë.

Image

Fillimisht, Bakayo Saka shënoi në minutën e pestë, kurse në minutën e 26-të shënoi edhe Eddie Nketiah.

Ndërsa, në minutat shtesë të pjesës së dytë, Bournemouthi shënoi golin e nderit përmes Surridges.

Në rrethin e pestë të Kupës FA, Arsenali është mysafir i Portsmouthit./Zëri.info