Thuajse e kryer, futbollisti shqiptar drejt Juventusit

Thuajse e kryer, futbollisti shqiptar drejt Juventusit

Sport January 28, 2020 - 20:17
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi shqiptar Xhakomo Vrioni është shumë afër kalimit te Juventusi, ku do të luajë për ekipin e 23-vjeçarëve, transmeton zeri.info

Shqiptari do të largohet nga Cittadella, ku është i huazuar nga Sampdoria dhe ku ka gjetur pak minuta, për të kaluar te 23-vjeçarët e bardhezinjve. 

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan akordi mes Juventusit dhe Sampdorias është arritur, me këta të fundit që kanë edhe kartonin e futbollistit dhe së shpejti pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Image

Drejtuesit e Juventusit e pëlqejnë shumë Vrionin, dhe në shkëmbim do të japin tre futbollistë të rinj.

Para pak minutash, Vrioni ka postuar një foto ku ka falënderuar të gjithë te Cittadella, duke konfirmuar se zyrtarizimi i tij te Juventusi është vetëm çështje kohe./Zëri

Image