Bayer Leverkusen shkruan historinë, thyen rekordin si klubi me më së shumti ndeshje pa humbje

Bayer Leverkusen shkruan historinë, thyen rekordin si klubi me më së shumti ndeshje pa humbje

Sport May 10, 2024 - 09:10
Lajmet e fundit nga sporti

Bayer Leverkuseni e bën sërish atë që e ka bërë tash e disa ndeshje, evitimin e humbjes në fund të takimit.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso barazoi 2:2 me Romën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Itali javën e kaluar u mbyll me fitoren 0:2 të ekipit gjerman.

E ky evitim i humbjes ishte edhe historik për ekipin e drejtuar nga Xabi Alonso.

Xhaka me shokë shkuan në 49 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, duke e thyer këtë rekord.

Gjatë këtyre 49 ndeshjeve, Bayer Leverkuseni shënoi plot 136 gola.

Ky është sezon historik për Bayer Leverkusenin, i cili tashmë e ka fituar për herë të parë titullin e kampionit dhe është në dy finale tjera, atë të Ligës së Evropës ndaj Atalantas dhe në finale të Kupës së Gjermanisë ndaj Kaiserslautern.