Bileta e ndeshjes Sarajeva – Manchester United e vitit 1967 shitet për një shifër marramendëse  

Bileta e ndeshjes Sarajeva – Manchester United e vitit 1967 shitet për një shifër marramendëse  

Sport January 28, 2020 - 21:39

Në vitin 1967 klubi Sarajeva ishte bërë kampion i Jugosllavisë dhe kishte marrë të drejtën për të luajtur në kompeticionin e quajtur Kupa e Kampionëve atëkohë, transmeton zeri.info

Pasi e eliminoi Olympiacosin me rezultat të përgjithshëm në raundin e parë, shorti bëri që ekipi sarajevas të luajë ndaj Manchester Unitedit në raundin e dytë.

Para 45,000 shikuesve në “Koshevo” më 15 nëntor të vitit 1967, Sarajeva zhvilloi një lojë të bukur dhe barazoi me rezultat 0:0.

Në ndeshjen kthyese, “djajtë e kuq” triumfuan 2:1 dhe u kualifikuan tutje.

Një biletë e kësaj ndeshje në “eBay” kishte çmimin prej 100 funteve derisa çmimi final shkoi deri në 3,111 funte, shkruajnë mediet boshnjake.

Një broshurë me 44 faqe gjithashtu u shit me këtë biletë./Zëri