Skuadra kosovare lë para kohe Shqipërinë nga frika prej tërmeteve: Trajneri rrëfen panikun e krijuar!

Skuadra kosovare lë para kohe Shqipërinë nga frika prej tërmeteve: Trajneri rrëfen panikun e krijuar!

Sport January 29, 2020 - 12:23

Drenica ka përfunduar para kohe fazën përgatitore që ishte duke e mbajtur në Durrës të Shqipërisë.

Shkak ishte tërmeti që goditi edhe dje shtetin shqiptar.

Trajneri Gani Sejdiu ka rrëfyer për gazetën panikën e krijuar në kampin kuqezi.

“Sot në mëngjes kemi mbërri në Kosovë. Nuk kishte disponim që të qëndrojmë më shumë atje, sepse u krijua një panik, e që ishte normal”, deklaroi Sejdiu për Gazetën Olle.

Kësisoj, kohën e mbetur para fillimit të edicionit të ri, Drenica do ta shfrytëzojë për t’u përgatitur në vend.

Image

Të hënën Drenica luajti një ndeshje miqësore ndaj Arbërisë, që garon në Ligën e Parë.

Skenderajasit fituan me rezultat të thellë, 4:1.

Golat u realizuan nga Hamiti, Elshani, Muleci dhe Fazliu.

Përpos garave të elitës së futbollit kosovar, Drenica është në garë edhe për Kupën e Kosovës.