Tifozi i Atalantas i shkruan letër shkollës së tij: Nuk do të jem në mësim për shkak të një eventi të rëndësishëm kulturor dhe historik

Tifozi i Atalantas i shkruan letër shkollës së tij: Nuk do të jem në mësim për shkak të një eventi të rëndësishëm kulturor dhe historik

Sport February 19, 2020 - 20:11

Një tifoz i ri i Atalantas ka bërë një gjest të pazakontë për ta ndjekur nga afër ndeshjes mes ekipit të tij dhe Valencias në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Ai i ka shkruar shkollës së tij një letër, ku ka shkruar se nuk do të jetë sot në mësim për shkak se do të shkojë në një event të rëndësishëm kulturor dhe historik.

Ndeshja e sotme nuk do të luhet në Bergamo, por në “San Siro” të Milanos për shkak se stadiumi i Atalantas është duke u renovuar.

Ndeshja mes Atalantas dhe Valencias fillon në orën 21:00./Zëri