Shqiptarët në Zvicër: Edon Zhegrova dhe Kemal Ademi nuk luajnë, shënojnë dy futbollistë shqiptarë

Shqiptarët në Zvicër: Edon Zhegrova dhe Kemal Ademi nuk luajnë, shënojnë dy futbollistë shqiptarë

Sport February 23, 2020 - 17:58

Tri ndeshje interesante janë zhvilluar në pasditën e sotme në kuadër të Superligës së Zvicrës.

Në kuadër të javës së 23-të, Baseli ka befasuar tifozët duke barazuar 2:2 me Servetten në shtëpi, shkruan Zëri.info.

Në këtë ndeshje, një gol i takoi edhe futbollistit nga Kosova, Kastriot Imeri, i cili shënoi nga pika e bardhë për Servetten.

Nga ana tjetër, te Baseli luajti nga fillimi Taulant Xhaka, teksa Orges Bunjaku luajti nga pjesa e dytë, ndërkaq Kemal Ademi dhe Edon Zhegrova nuk u paraqitën fare sot.

Kurse, ndeshja mes Luganos dhe Sionit u mbyll pa gola.

Te Sioni u paraqitën edhe futbollistët shqiptarë Pajtim Kasami dhe Ermir Lenjani.

Dhe për fund, ndeshja mes St Gallenit e cila u mbyll me rezultat të barabartë 3:3, shfaqi edhe talentin e Betim Fazlijit.

Fazliji shënoi një gol të bukur në fillim të kësaj ndeshje./Zëri.info