Rebic në super formë, kjo është shuma që kërkon Eintracht Frankfurti nga Milani

Rebic në super formë, kjo është shuma që kërkon Eintracht Frankfurti nga Milani

Sport February 24, 2020 - 13:56
Lajmet e fundit nga sporti

Eintracht Frankfurti raportohet se ka kërkuar 40 milionë euro nga Milani për të nënshkruar me Ante Rebicin, transmeton zeri.info

Sulmuesi u transferua te Milani në formë huazimi për dy vite në shkëmbim me Andre Silvan që shkoi në anën tjetër në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, kështu që nuk pati kohë për të futur klauzola të blerjes.

Pasi që ka shkëlqyer në 2020-n me formacionin e ri të Stefano Piolit, vlera e kroatit është rritur.

Reprezentuesi kroat ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.

“Tuttosport” shkruan se klubi gjerman kërkon 40 milionë euro për 26-vjeçarin.

Fiorentina do të përfitonte nga kjo marrëveshje pasi pas shitjes te Eintracht Frankfurti ka përfshirë një klauzolë prej së cilës do të arkëtonte 30-50% të shitjes së ardhshme Rebicit./Zëri