Komisioni Disiplinor ka punë, mund ta dënojë portierin e Dritës për ndërhyrjen brutale

Komisioni Disiplinor ka punë, mund ta dënojë portierin e Dritës për ndërhyrjen brutale

Sport February 24, 2020 - 14:01
DETAJET

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës mund ta dënojë portierin e Dritës, Darko Tofiloski, raporton Zëri.info.

Ky i fundit në ndeshjen e xhiros së 19-të Vushtrria – Drita, shkaktoi ndërhyrje brutale ndaj sulmuesit të vushtrriasve, Drilon Fazliu.

Në këtë rast, gjyqtari Genc Nuza e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë ‘gardianin” e Dritës.

Image

Gjithsesi, Komisioni Disiplinor mund të marrë masa ndaj Tofiloskit, i cili shihet në pamje filmike duke shkaktuar ndërhyrje të rëndë.

Eksperti i referimit, Adil Sopi, ka thënë në emisionin “2 me 1” se Nuza është dashur që ta ndëshkojë me karton të kuq portierin e Dritës për këtë gjest.

I këtij mendimi është edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

Sipas Sokolit, Nuza kishte një ditë të dobët.

Ai deklaroi në “Dueli Sportiv” që Nuza pati një ditë të dobët.

“Nuza më ka zhgënjyer të premten. Portieri duhej të merrte karton të kuq. Ajo ishte ndërhyrje brutale dhe ishte lojtar i fundit”, deklaroi Sokoli për Dueli Sportiv. /Zëri.info