Tifozët e Milanit mallkojnë Cutronen, i urojnë vdekje si të Astorit dhe koronavirusin

Tifozët e Milanit mallkojnë Cutronen, i urojnë vdekje si të Astorit dhe koronavirusin

Sport February 24, 2020 - 14:27
Lajmet e fundit nga sporti

Festa e Patrick Cutrones në rastin e penalltisë së fituar ndaj Milanit të shtunën ka acaruar tifozët e gjigantit italian, transmeton zeri.info

Tifozët kuqezi kanë qenë të pamëshirshëm me mesazhet e tyre dërguar ish-sulmuesit të Milanit, që sot luan te Fiorentina.

“Të urojmë Koronavirusin ty dhe familjes sate. I fëlliqur”, ishte një nga mesazhet.

Ndërsa një tjetër ka qenë edhe më i rëndë, teksa përmendet edhe ish-kapiteni i Fiorentinas.  

“Astori vdiq keq. Por shpresojmë që ti ta ndjekësh sa më shpejt, bastard famëkeq”. Ndërkohë, përgjigjja e këtyre postimeve nga ana e Patrick Cutrones ishte shumë normale: “Komplimente të gjithëve ju. Me sa duket, e keqja nuk njeh limite. Jam thjesht pa fjalë”, u shpreh sulmuesi./Zëri