Tyson Fury kishte parashikuar qysh në 2013-n që do ta mposhte Deontay Wilderin

Tyson Fury kishte parashikuar qysh në 2013-n që do ta mposhte Deontay Wilderin

Sport February 24, 2020 - 15:43
Lajmet e fundit nga sporti

Tyson Fury kishte parashikuar mjaft herët rrugëtimin e tij drejt majave të boksit, transmeton zeri.info

Fury kishte thënë se dueli më i madh i epokës së tij do të ishte përballja me Deontay Wilderin.

Këtë gjë ai e kishte thënë në vitin 2013.

“Meçi më i madh i epokës sime do të jetë me @BronzeBomber (nofka e Wilderit0. Por, unë do ta rrëzoj”, kishte shkruar Fury në rrjetin social “Twitter” në vitin 2013.

Fury e mposhti Wilderin të dielën me një nokaut teknik në raundin e shtatë, duke rrëmbyer titullin botëror të peshave të rënda në WBC./Zëri