Skitarja kosovare fiton medalje në Turqi

Skitarja kosovare fiton medalje në Turqi

Sport February 25, 2020 - 15:30

Në garën ndërkombëtare të FIS (Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë) në Uludag të Turqisë në disiplinën e sllallomit të madh (GS), skiatorja kosovare e kategorisë U-14, Lirika Deva fitoi përsëri medalje.

Ajo doli e dyta, ndërsa Elena Hoxha doli e teta, shkruan Zëri.info.

Në kategorinë U-16 u arritën këto rezultate:

Kiana Kryeziu doli e gjashta, Era Deva doli e shtata, Etna Nura e teta.

Në konkurrencën e meshkujve në kategorinë U-16 Dren Spahiu zuri vendin e tetë./Zëri.info