Motra e Icardit merr pjesë në një tjetër “reality show”, nis menjëherë lidhje me njërin nga konkurrentët

Motra e Icardit merr pjesë në një tjetër “reality show”, nis menjëherë lidhje me njërin nga konkurrentët

Sport February 25, 2020 - 15:50
Detajet

Ivana Icardi është e njohur për të gjithë, për shkak se ka marrë pjesë në “Big Brother” që u zhvillua në Argjentinë në vitin 2016, por edhe në “Grande Fratello” që u zhvillua në vitin 2019 në Itali.

Gjithashtu e njohur bukuroshja argjentinase është bërë edhe për faktin se është motra e sulmuesit të PSG-së, Mauro Ikardi. Duket se Ivana është e apasionuar pas “reality show”, teksa së fundmi ka marrë pjesë në një tjetër.

Ajo është një nga konkurrentet e “Supervivors 2020”, që zhvillohet në Honduras.Motra e Mauro Ikardit, menjëherë ka nisur një lidhje brenda këtij “reality show”, teksa tashmë vazhdon romancën me njërin nga konkurrentët, i cili quhet Hugo Sierra.

Nuk dihet nëse lidhja mes dy personave do të vazhdojë edhe jashtë këtij “reality show”, por e sigurt është se ata po e shijojnë këtë spektakël.

Image
Image
Image
Image
Image