Flet ylli i Real Madridit: Asgjë nuk ka përfunduar

Flet ylli i Real Madridit: Asgjë nuk ka përfunduar

Sport February 26, 2020 - 23:46
Lajmet e fundit nga sporti

Real Madridi është mposhtur sot nga Manchester City në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info

Madrilenët u mposhtën në shtëpi me rezultatin 2:1.

Por, mesfushori i Realit, Casemiro, thotë se asgjë nuk ka përfunduar.

Image

“Kualifikimi nuk mbaron me këtë rezultat. Ne luajtëm 75 minuta spektakolare kundër një ekipi të madh. Pastaj në 15 minuta ne nuk bëmë asgjë prej asaj që duhej të kishim bërë”, u shpreh Casemiro.

“Kjo është arsyeja pse ata luftuan dhe e zhbënë avantazhin tonë. Ne kemi shumë punë përpara nesh tash. Nëse një skuadër është e aftë të kthehet nga ky deficit në ndeshjen e kthimit është Real Madridi”, shtoi braziliani./Zëri