Baftiu tregohet i qetë: Nuk është ndeshje vendimtare ndaj Prishtinës

Baftiu tregohet i qetë: Nuk është ndeshje vendimtare ndaj Prishtinës

Sport February 28, 2020 - 18:02
Detajet

FC Ballkani ka organizuar konferencë për media para super-sfidës me Prishtinën, duel që zhvillohet nesër (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 17:00.

Në konferencën për media janë paraqitur trajneri Ismet Munishi, kapiteni Visar Berisha dhe yjet e skuadrës, Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha.

Baftiu e ka vlerësuar lart ndeshjen.

“Kampionati është i gjatë dhe ka shumë ndeshje dhe në pyetje janë edhe shumë pikë. Nuk besojë se do të ketë presion. Jemi gati dhe jemi duke i bërë përgatitjet mirë dhe shpresojë se do të dalim me rezultat pozitiv nga ndeshja”, theksoi Blendi Baftiu në konferencën për media, përcjell Zëri.info.

Ai më parë ka luajtur për FC Prishtinën. 

Ballkani para ndeshjes i prinë tabelës me 40 pikë kurse Prishtina i ka tre pikë më pak dhe ndodhet në pozitën e tretë. /Zëri.info