Mike Tyson: Bëja seks me nënat dhe motrat e miqve

Mike Tyson: Bëja seks me nënat dhe motrat e miqve

Sport March 26, 2020 - 16:51
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-boksieri i njohur, Mike Tyson është rrëfyer për të kaluarën e tij, transmeton zeri.info

Në një deklaratë të veçantë, ai ka treguar se ai ishte shumë i keq, aq sa nuk pyeste për miqtë, duke treguar se bënte seks me nënat ose motrat e tyre.

“Kur unë isha i ri, isha një kafshë me para. I jepja miqve shumë para dhe festoja me të gjithë. Madje isha aq keq sa shkoja me nënat, motrat ose kushërirat e tyre dhe bëja seks”, deklaroi ai.

“Gjithashtu iu bleja shumë makina vajzave. Unë isha aq i sëmurë sa nuk e kuptoja veten time. Unë tani po punoj për të qenë një shembull. Nuk dua të tregoj ose kujtoj më atë personin e parë që kam qenë. Nëse del ai person, atëherë del ferri bashkë me të. Mund të dukem sikur kam qenë një djalë i ashpër, por unë e urrej atë tip që kam pasur. Në burg rraskapitesha nga seksi i shumtë që bëja.”, u shpreh Tyson./Zëri