Futbollisti i infektuar me koronavirus: Nuk dua t’ia di për Serinë A

Futbollisti i infektuar me koronavirus: Nuk dua t’ia di për Serinë A

Sport March 29, 2020 - 11:52
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i Sampdorias, Albin Ekdal ishte njëri ndër lojtarët e parë të Serisë A që doli pozitiv me koronavirus, transmeton zeri.info

Tashmë kanë kaluar 10 ditë që prej diagnostikimit të tij, derisa ai thotë se ndihet mirë.

“Edhe me simptomat minimale, kjo sëmundje nuk duhet neglizhuar. Nevojitet shumë kujdes. Për mua ishte një traumë momenti kur mora përgjigjen e analizave, por për fat të mirë tani më e keqja ka kaluar. Ishte si një grip me shumë dhimbje koke, por jo të gjithë mund ta kalojnë kështu ndaj kujdes”, u shpreh suedezi.

Ndërkohë, kur u pyet për fillimin e kampionatit, Ekdal u shpreh se nuk do t’ia di për futbollin.

“Në këto çaste aq që dua t’ia di për futbollin e për Serinë A. Duhet menduar për të sëmurët që të shërohen e për ata që rrezikojnë të humbasin vendet e punës. Ekonomia po shkon në ferr teksa njerëzit po vdesin e po ngelin pa punë. Futbolli dhe kampionatet as që më kalojnë kurrë ndër mend”, tha Ekdal./Zëri