E jashtëzakonshme, restoranti i yllit të Napolit gatuan për spitalet
Sport
March 29, 2020 - 13:12
Lajmet e fundit nga sporti
Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm duke u dalë në ndihmë spitaleve në vendlindjen e tij pas situatës së krijuar nga koronavirusi, transmeton zeri.info
Restoranti i tij është duke shpërndarë ushqim për spitalet e qytetit në Katowice të Polonisë.
Reprezentuesi polak mbetet në Napoli, por ka ndihmuar bashkëvendasit e tij përmes restorantit “Food & Ball”.
“Le ta mbrojmë shëndetin”, shkruhet në faqen zyrtare të restorantit në “Instagram”./Zëri