Ajax tallet keq me Sergio Ramosin, përgjigjja e kapitenit madrilen është e përkryer

Ajax tallet keq me Sergio Ramosin, përgjigjja e kapitenit madrilen është e përkryer

Sport April 02, 2020 - 10:41

Sergio Ramos i është përgjigjur Ajaxit pas talljeve të fundit në rrjetet sociale.

Kapiteni i Real Madridit ka reaguar në mënyrë të përkryer pas një postimi të fundit të lansuar nga klubi holandez, shkruan "Zëri.info".

Ajaxi kishte postuar një fotografi në "Twitter" nga fitorja ndaj Real Madridit në "Santiago Bernabeu" edicionin e kaluar në Ligën e Kampionëve.

Ramos në këtë fotografi shihet duke qëndruar në tribuna, me Dusan Tadic në fushë në stilin e njejtë.

Ramos kishte munguar në ndeshjen e kthimit në Madrid për shkak të kartonëve të verdhë.

Megjithatë Ramos nuk vonoi dhe reagoi ndaj Ajaxit, duke publikuar një fotografi me katër titujt e Ligës së Kampionëve që i ka fituar, aq sa ka fituar edhe Ajaxi në histori të klubit. /Zëri.info