Momenti i parë dhe i vetëm kur luajtën së bashku 'R9' dhe 'CR7'

Momenti i parë dhe i vetëm kur luajtën së bashku 'R9' dhe 'CR7'

Sport April 02, 2020 - 13:35

E kanë emrin e njëjtë dhe kanë shumëçka të përbashkët. Janë yje dhe tashmë e kanë fituare epitetin e legjendës. Ata përveçqë ndajnë të njëjtin emër, janë dy nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit, por Ronaldo Nazario dhe Cristiano Ronaldo vetëm në një rast u takuan në fushë.

Të dy ishin në ekipe të kundërta gjatë një ndeshjeje bamirësie të organizuar nga Luis Figo, një shok ekipi për të dy Ronaldot.

Loja u zhvillua në Portugali para 25 mijë tifozëve dhe kishte për qëllim mbledhjen e parave për fondacionin e Luis Figos.

“R9” ishte në të njëjtën skuadër me Figon, ekip që u menaxhua nga Sir Bobby Robson.

Ronaldo më i vjetër, me përvojën më të madhe, ishte fitues i asaj ndeshjeje, duke shënuar dy herë në fitoren 2:1 të skuadrës së tij.