Agim Ademi rrëfen situatën e Federatës, të klubeve dhe të përfaqësueses në këtë kohë pandemie

Agim Ademi rrëfen situatën e Federatës, të klubeve dhe të përfaqësueses në këtë kohë pandemie

Sport April 03, 2020 - 14:08
Lajmet e fundit nga sporti

Bota e futbollit po përjeton momente jo të mira në këtë kohë kur e gjithë vëmendja është kthyer në luftë kundër pandemisë COVID-19.

Situata në klubet në aspektin financiar duket e vështirë, kjo pasi në këtë kohë nuk ka asnjë aktivitet, derisa edhe bizneset po përballen me më vështirësi financiare.

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë të dhënë për "Zëri.info" ka folur në detaje për situatën momentale, derisa ka premtuar që institucioni që ai drejton do të bëjë çmos që t’u dalë në ndihmë klubeve dhe futbollistëve për ta kaluar sa më shpejt këtë gjendje. “Ne duhet falënderuar Ministrinë dhe Qeverinë që ka ndarë një pjesë të mjeteve për sportin dhe kuptojmë situatën që jemi, por edhe vështirësitë e vet shtetit në këtë kohë. Nuk e dimë saktë shumën që do të na takojë neve si federatë, por ne e mirëpresim dhe ne do të mundohemi edhe në mënyrën tonë, nëse kemi ndonjë fond tjetër nga UEFA e FIFA, pasi jemi në kontakte me ta, për të parë mundësinë e ndihmesës”, ka thënë Ademi për "Zëri.info", duke treguar se UEFA është shumë e interesuar që kampionati të përfundojë me kohë dhe jo të anulohet.

Për më shumë ndiqeni intervistën komplete të Agim Ademit:

 
Intervistë me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi

Intervistë me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi

Posted by Zeri on Friday, April 3, 2020