E krahasojnë me Jennifer Lopezin, zbulohet e dashura shqiptare e Xherdan Shaqirit

E krahasojnë me Jennifer Lopezin, zbulohet e dashura shqiptare e Xherdan Shaqirit

Sport April 05, 2020 - 12:22
Lajmet e fundit nga sporti

Një lajm tepër interesant është duke qarkulluar në mediat kosovare, bëhet fjalë për futbollistin e Liverpulit, Xherdan Shaqirit.

Sipas “prive.al”, 28-vjeçari nga Gjilani, është në një lidhje me këngëtaren kosovare, Dhurata Ahmetaj, e cila është krahasuar me Jennifer Lopezin, për sa i përket pamjes së saj.

Shkak për aludimet në lidhje me një marrëdhënie të fshehtë mes futbollistit dhe këngëtares, janë bërë udhetimet e shpeshta që kjo e fundit bën drejt Anglisë. Referuar të njëjtit burim, raportohet se Dhurata i bën këtë udhëtime të shpeshta për të takuar Xherdanin.

Çifti ende nuk ka bërë publike foto të përbashkëta në rrjetet sociale, teksa kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti, në qoftë se lidhja shkon ashtu siç duhet.

Image
Image
Image