Zbulohet e ardhmja e Ujkanit me Torinon

Zbulohet e ardhmja e Ujkanit me Torinon

Sport May 26, 2020 - 14:28
Lajmet e fundit nga sporti

Samir Ujkani nuk do ta rinovojë kontratën e tij me Torinon, shkruan “Calciomercato”, transmeton Zeri.info

Reprezentuesi i Kosovës u transferua te klubi italian në vitin e kaluar, duke nënshkruar kontratë një-vjeçare, por nuk pritet të jetë pjesë e Torinos në edicionin e ardhshëm.

Torinos tash i duhet të gjejë një portier të ri si mbështetës të Salvatore Airigut.

Objektivi i trajnerit Davide Vegnati është Andrei Radu.

Radu është në pronësi të Interit, por momentalisht është i huazuar te Parma./Zëri