Caktohet orari i ndeshjeve të para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Caktohet orari i ndeshjeve të para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Sport May 26, 2020 - 14:35
Lajmet e fundit nga sporti

Është caktuar orari i ndeshjeve të para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, transmeton "Zeri.info".

Ndeshja e parë do të zhvillohet të martën, më 2 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, derisa ndeshja tjetër ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit do të zhvillohet të mërkurën, më 3 qershor, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshjet e kthimit janë paraparë të zhvillohen më 17 qershor.

Orari i ndeshjeve:

E martë, 2 qershor

18:00 Prishtina - Drenica

E mërkurë, 3 qershor

16:00 Ballkani – Feronikeli