Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Izair Emini: Po ndihem mirë, pas katër ditësh e bëj testin e radhës për COVID-19

Izair Emini: Po ndihem mirë, pas katër ditësh e bëj testin e radhës për COVID-19

Sport May 29, 2020 - 14:25
Detajet

Futbollisti i Dritës, Izair Emini, ditë më parë bëri bujë të madhe në opinionin kosovar, pasi që doli pozitiv me virusin COVID-19 pas testeve të kryera në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi shqiptar nga pas testit të dytë të kryer në Shkup doli negativ, ndërkohë që në një intervistë për "Zeri.info" ka deklaruar se është në pritje të testit të radhës për të mësuar nëse është shëruar plotësisht.

“Kanë mbetur edhe katër ditë deri te testi i radhës. Jam duke u ndjerë shumë mirë dhe gjithmonë kam qenë mirë pasi që nuk kam shenja të gripit. Kam tentuar që ta bëjë testin më shpejt, por një gjë e tillë nuk është mundësuar”, ka thënë te premten Izair Emini për "Zeri.info".

Image

Futbollisti i mirënjohur, i cili karrierë ka bërë në disa skuadra të njohur shqiptare, si Shkëndija e Tetovës, Kukësi dhe Renova, ndër të tjera dekoron se kjo periudhë i ka kushtuar shumë.

“Kjo periudhë më ka dëmtuar shumë, pasi kam qëndruar i mbyllur vetëm në shtëpi dhe kam humbur nga përgatitjet që i kam bërë për dy muaj”, shtoi Emini.

34-vjeçari për fund premton se do ta bëjë më të mirën për ta rigjetur formën optimale pasi ta kalojë virusin.

“Do të jetë e vështirë që të rikthehem menjëherë, por do ta bëjë më të mirën time për t’u rikthyer në formën e duhur”, përfundoi Izair Emini.

Ai është lojtari i vetëm nga Superliga e Kosovës që ka rezultuar pozitiv me COVID-19. /Zeri.info

Image