Trajneri i Atalantas konfirmon se ishte infektuar me koronavirus

Trajneri i Atalantas konfirmon se ishte infektuar me koronavirus

Sport May 31, 2020 - 12:52
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka zbuluar se ai kishte qenë i infektuar me Covid-19 në ditën e ndeshjes kundër Valencias në Ligën e Kampionëve, transmeton Zeri.info

Bergamo ishte një prej epiqendrave të përhapjes së koronavirusit në Itali dhe shumë ekspertë thonë se ndeshje e Ligës së Kampionëve mes Atalantas dhe Valencias më 19 shkurt në “San Siro” ishte njëra prej shkaqeve kryesore.

“U ndjeva keq një ditë para ndeshjes me Valencian, pastaj pasdite në ditën e ndeshjes u ndjeva edhe me keq. Nëse shikoni fotografitë, unë nuk dukesha mirë në bankë. Ishte 10 marsi. Dy net më pas, nuk flija mirë. Nuk kisha ethe, por ndihesha sikur të kisha”, tha Gasperini.

“Unë nuk e bëra tastin e tamponit, por 10 ditë më herët testet konfirmuan që kisha Covid-19”, u shpreh ai./Zëri