Zyrtare: Ardian Nuhiu rinovon kontratën me Dritën edhe për dy vite

Zyrtare: Ardian Nuhiu rinovon kontratën me Dritën edhe për dy vite

Sport May 31, 2020 - 22:44

Drita e Gjilanit ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin Ardian Nuhiu për vazhdimin e kontratës edhe për dy vite, raprton "Zeri.info".

Me anë të një postimi në "Facebook", klubi gjilanas ka bërë me dije se marrëveshja mes palëve është arritur pas një "takimi të shkurtër" gjatë mbrëmjes së sontme.

Trajneri shkupjan Nuhiu mori "timonin" e ish-kampionit të Kosovës pas largimit të Shpëtim Duros.

Drejtori i përgjithshëm Feti Murseli është shprehur tejet i kënaqur me punën profesionale dhe përkushtimin e trenerit shkupjan Ardian Nuhiu.

Postimi i plotë i Dritës:

"EDHE DY VITE BASHKE NE RRUGETIMIN TONE

Sonte pas nje takimi te shkurter eshte arritur marreveshje per vazhdimin e bashkepunimit me trenerin tone Ardian Nuhiu edhe per dy vitet e ardhshme!

Drejtori i pergjithshem Feti Murseli eshte shprehur tejet i kenaqur me punen profesionale dhe perkushtimin e trenerit Shkupjan Ardian Nuhiu, dhe per te cilen i eshte besuar klubi edhe per dy vitet e ardhshme.

Klubi jone i deshiron suksese ne qellimet tona te perbashketa trenerit". /Zeri.info