Udhëheqësi i “Xhebrailave”: Sot është një ditë historike për Ballkanin

Udhëheqësi i “Xhebrailave”: Sot është një ditë historike për Ballkanin

Sport June 03, 2020 - 09:53

Udhëheqësi i tifogrupit suharekas “Xhebrailat”, Korab Elshani, e ka motivuar skuadrën e Ballkanit para ndeshjes me Feronikelin.

Në pasditën e sotme zhvillohet gjysmëfinalja e dytë mes Ballkanit dhe kampionit në fuqi Feronikelit, raporton “Zeri.info”.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë skuadra e Ismet Munishit e pret Feronikelin e Afrim Tovërlanit në kuadër të kësaj gare.

Të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në finale dhe triumfin në këtë kompeticion, i cili mundëson plasmanin në Ligën e Evropës.

Image

Ndërkaq, Elshani me anë të postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se dita e sotme është historike për klubin e Ballkanit dhe për komunën e Suharekës.

Postimi i plotë i Elshanit:

Për ty Ballkani ynë

Sot është një ditë e veçantë për komunën e Suharekës, është një ditë ku shkruhet historia e brezav sot luhet ndeshja gjysmëfinale Ballkani-Feronikeli jo vëtëm një ndeshje por është një histori për klubin tonë për komunën tonë
Sot lojtarët tonë jan luanët tonë sot ata jan shpirti i shpirtit komunës tonë sot ata janë edhe lojtar edhe tifozë jan edhe herojnë të gjallë deri me sot ju e keni kuptu rëndesin e fanelles FC Ballkanit nuk është vëtem një fanell por është një histori është një damar që furnizon me gjak zemrat tona sot ju nuk do të jeni vetem sepse do jemi me ju nga tv nga shtëpit nga banesat nga lagjet nga fshatrat tona ju nuk jeni vetem .
Sot nuk jeni vëtëm lojtar sot jeni gjithqka për ne është merit e juaja merit e kryesis merit e trenerav merit e qdo qytetarit komunës sonë që jemi në gjysmfinale
”. /Zeri.info