Rikthehet Superliga: Llapi dhe Dukagjini i publikojnë formacionet zyrtare

Rikthehet Superliga: Llapi dhe Dukagjini i publikojnë formacionet zyrtare

Sport June 05, 2020 - 15:33
Detajet

Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet këtë fundjavë, pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë COVID-19, shkruan “Zeri.info”.

11 xhirot e mbetura deri në fund të sezonit 2019-2020 do të jenë mjaft “të nxehta” si për titull të kampionit, ashtu edhe për mbijetesë.

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 23-të të ligës elitare.

Në fakt, kjo xhiro nis me duelin e sotëm ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit, ku skuadra e Tahir Batatinës është favorite për fitore.

Trajnerët e të dyja ekipeve i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Ndeshja nis në orën 16:00 dhe luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lideri Ballkani kërkon fitore në shtëpi ndaj Drenicës për ta ruajtur avantazhin ndaj ndjekësve.

Prishtina, e motivuar pas fitores ndaj Drenicës në Digitalb Kupë, llogarit në tri pikë në duel me Ferizajn në kryeqytet.

Edhe dy kandidatët tjerë për titull, Drita dhe Gjilani, synojnë t’i mbajnë pikët në shtëpi për t’i bërë presion të vazhdueshëm Ballkanit.

“Bardhekaltrit” e presin Flamurtarin të shtunën, kurse ekipi “Vjollcë” e gostit Trepçën ’89 të dielën.

Llapi - Dukagjini 16:00

Formacionet zyrtare:

Llapi: Nava, Pefqeli, Kadriu, Prenci, Zhdrella, Emini, Shabani, Veliu, Salihu, Ramadani, Selmani. Trajner: Tahir Batatina.

Dukagjini: Muhaxhiri, Mulaj, Shala, Basriu, Milicaj, Arifaj, Palushaj, Memaj, Dushi, Doshlaku, Merlaku. Trajner: Severin Elezaj.