“Messi dëshiron ta mbyllë karrierën në Barcelonë”

“Messi dëshiron ta mbyllë karrierën në Barcelonë”

Sport July 06, 2020 - 09:16
Lajmet e fundit nga sporti

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka folur për thashethemet në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit, duke thënë se ylli argjentinas do të mbetet te klubi katalunas deri në fund të karrierës së tij, transmeton “Zeri.info’.

Së fundmi mediumi spanjoll “Cadena SER” kishte raportuar se Messi është i gatshëm që të largohet nga Barcelona pas skadimit të kontratës së tij në verën e ardhshme.

Por, Bartomeu ka thënë se Messi do ta përfundojë karrierën e tij në Barcelonë.

“Unë nuk do të jap detaje, por Messi e ka thënë shumë herë që ai do ta mbyllë jetën e tij futbollistike në Barcelonë”, u shpreh Bartomeu./Zëri

Image