Arsenali, pas Saint-Maximinit

Arsenali, pas Saint-Maximinit

Sport July 06, 2020 - 10:06
Lajmet e fundit nga sporti

Arsenali është duke shprehur interesim për sulmuesin anësor të Newcastle Unitedit, Allan Saint-Maximin, transmeton “Zeri.info”.

“Le 10 Sport” shkruan se “topçinjtë” janë venë pas Saint-Maximinit.

Napoli dhe Paris Saint-Germaini gjithashtu kanë shprehur interesim për shërbimet e 23-vjeçarit.

Newcastle raportohet se kërkon rreth 35 milionë euro për sulmuesin.

Arsenali nuk ka bërë ende ndonjë kontakt zyrtar me Saint-Maximinin, por ka pasur oferta jozyrtare.

Lojtari është paraqitur në 26 ndeshje këtë edicion me fanellën e klubit anglez, derisa ka realizuar 4 gola dhe 7 asistime. /Zëri