Simeone tregon pse Real Madridi është duke fituar më shumë penallti

Simeone tregon pse Real Madridi është duke fituar më shumë penallti

Sport July 06, 2020 - 15:26
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, thotë se Real Madridi fiton më shumë penallti se skuadrat e tjera në Spanjë sepse është më shumë në sulm, transmeton “Zeri.info”.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique dhe presidenti i klubit katalunas, Josep Maria Bartomeu, kanë thënë së fundmi se Real Madridi është duke përfituar nga vendimet e gjyqtarëve.  

“VAR-i ekspozon gjithçka. Më herët ne nuk e kishim mundësinë për t’i parë disa gjëra që tash i shohim. Gjyqtarët janë njerëz që mund të gabojnë gjithashtu”, ka thënë Simeone.

“Është më drejtë. Nëse të japin më shumë penallti është sepse ju jeni në zonën kundërshtare më shumë. Nëse ata sulmojnë më shumë, si Real Madridi, do të thotë që jeni aty më gjatë”, shtoi argjentinasi./Zëri

Image