Florent Hasani veçon dy futbollistët e Trepçës'89 që mund të transferohen në Evropë

Florent Hasani veçon dy futbollistët e Trepçës'89 që mund të transferohen në Evropë

Sport July 06, 2020 - 17:34

Florent Hasani është njëri ndër shumë futbollistët që e ka nisur karrierën në Kosovë dhe që sot luan në Evropë.

Futbollisti i talentuar vushtrrias, i cili aktivizohet te skuadra hungareze, Diosgyor, në Kosovë ka luajtur për Vushtrrinë dhe Trepçën'89, shkruan "Zeri.info".

Madje, me klubin mitrovicas, ai e kishte fituar titullin e kampionit.

I ftuar në emisionin "2me1" në RTV21, Hasani ka ndjerë keqardhje për shkak se Vushtrria do të garojë në Ligën e Parë nga edicioni i ardhshëm.

“Më vjen keq që Vushtrria ka rënë nga liga, por ashtu më vjen keq për 89-shin, që po lufton për mbijetesë”, u shpreh Hasani.

Tutje, ai ka folur edhe për Trepçën'89, derisa ka veçuar dy yjet e skuadrës mitrovicase.

“Janë dy lojtarë të 89-shit, Arb Manaj, një sulmues që do të jetë shumë shpejtë pjesë e futbollit evropian, dhe Milot Avdyli, i cili ka një të majtë shumë të mire dhe është super talent”, tregoi ai. /Zeri.info

Image