Conte e do yllin e Chelseat te Interi

Conte e do yllin e Chelseat te Interi

Sport July 12, 2020 - 14:40
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Interit, Antonio Conte, dëshiron të ribashkohet me N’Golo Kanten te klubi italian, raporton e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, transmeton “Zeri.info”.

Dyshja kishin punuar së bashku te Chelsea gjatë periudhës 2016-2018.

Conte dhe Kante kishin fituar titullin e Premierligës gjatë sezonit 2016/2017.

Reprezentuesi francez është paraqitur në 27 ndeshje këtë edicion për Chelsea, derisa ka realizuar 3 gola.

Strategu italian dëshiron t’i transferojë futbollistët N’Golo Kante, Emerson Palmieri dhe Arturo Vidal te Interi./Zëri