Mbyllet drama në 'Fadil Vokrri' mes FC Prishtinës dhe Dritës

Mbyllet drama në 'Fadil Vokrri' mes FC Prishtinës dhe Dritës

Sport July 12, 2020 - 19:55

Ka përfunduar në paqe kryendeshja e javës së 30-të mes FC Prishtinës dhe Dritës në kryeqytet.

Në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar, FC Prishtina është përballur sot me Dritën në "Fadil Vokrri", shkruan "Zeri.info".

Në një ndeshje plotë spektakël dhe futboll të bukur, FC Prishtina barazoi 1:1 me Dritën.

Pjesa e parë i takoi vendasve, të cilët shënuan në minutën e gjashtë përmes Endrit Krasniqit, dhe me rezultat 1:0 u mbyll pjesa e parë.

Image

Në pjesën e dytë, Drita u këndell, duke shënuar edhe golin e barazimit në minutën e 80-të përmes Astrit Fazliut.

Deri në fund të ndeshjes, asnjëra prej skuadrave, përkundër rasteve, nuk arritën të shënojnë golin e fitores.

Pas 30 ndeshjeve, FC Prishtina mbetet në vendin e katërt me 58 pikë, kurse Drita është lider me 65 pikë të tubuara. /Zeri.info

Image